Transplant i flokëve FUE

Metodë moderne pa prerje ku folikulat merren një-e-një dhe transplanten saktë, për rezultate natyrale pa shenja të dukshme.

image of the clinic interior

Transplant i Flokëve FUE

Rënia e flokëve është një problem i shpeshtë që prek si meshkujt ashtu edhe femrat, shpesh si pasojë e faktorëve gjenetikë, hormonalë, stresit ose proceseve mjekësore. Humbja progresive e flokëve ndikon drejtpërdrejt në pamjen fizike dhe vetëbesimin.

Transplanti i flokëve FUE është një metodë moderne, minimale invazive dhe shumë efektive për rikthimin e flokëve në zonat me rënie, duke përdorur folikula natyrale të pacientit për rezultate të qëndrueshme dhe natyrale.

‍RRETH PROCEDURËS

Metoda FUE konsiston në nxjerrjen individuale të njësive folikulare nga zona dhuruese (zakonisht pjesa e pasme ose anësore e kokës) dhe implantimin e tyre në zonat me rënie ose hollim të flokëve.

Kjo metodë:

  • nuk lë shenja lineare
  • ofron shërim më të shpejtë
  • garanton pamje natyrale të vijës së flokëve
  • lejon densitet të kontrolluar dhe të personalizuar

Procedura planifikohet në detaje për të respektuar drejtimin, këndin dhe densitetin natyral të flokëve.

‍A JAM UNË KANDIDAT?

Kandidat për transplant flokësh FUE janë personat që:

  • vuajnë nga rënie e flokëve (alopeci androgjenike ose forma të tjera)
  • kanë zonë dhuruese të mjaftueshme dhe cilësore
  • kanë rënie të stabilizuar të flokëve
  • kërkojnë zgjidhje afatgjatë dhe natyrale
  • janë në gjendje të mirë shëndetësore

Një konsultë mjekësore është thelbësore për vlerësimin e përshtatshmërisë dhe planifikimin e procedurës.

‍SI TË PËRGATITENI?

Përgatitja për transplantin FUE përfshin:

  • konsultë dhe planifikim të detajuar
  • analiza mjekësore bazë
  • udhëzime për shmangien e disa medikamenteve para procedurës

Pacienti informohet në detaje për pritshmëritë dhe procesin e rikuperimit.

‍GJATË PROCEDURËS

Transplanti FUE kryhet në kushte ambulatore dhe zgjat mesatarisht 6–8 orë, varësisht nga numri i graft-eve.

Gjatë procedurës:

  • përdoret anestezion lokal
  • nxjerrja dhe implantimi kryhen me precizion të lartë
  • procedura është pa dhimbje dhe e mirë-toleruar

Pacienti qëndron zgjuar dhe i rehatshëm gjatë gjithë kohës.

‍KOHA E RIKUPERIMIT

Rikuperimi është relativisht i shpejtë. Pas procedurës mund të shfaqen:

  • ënjtje e lehtë në zonën e ballit
  • kore të vogla që bien brenda 7–10 ditësh

Flokët e transplantuar mund të bien përkohësisht (shedding fazë normale), ndërsa rritja e re fillon pas 3–4 muajsh. Rezultati final vërehet pas 9–12 muajsh.

‍KOMPLIKIMET

Komplikimet janë të rralla kur procedura kryhet nga ekip i specializuar. Ato mund të përfshijnë:

  • infeksion lokal (shumë i rrallë)
  • ënjtje ose skuqje të përkohshme
  • ndjeshmëri në zonën dhuruese

Gjatë konsultës, mjeku juaj do t’ju informojë për kujdesin pas procedurës dhe pritshmëritë reale.

na kontaktoni

Kujdes profesional. Rezultate maksimale.

  • Spitali Anaderm
    Rr. Zef Jubani, Veternik, 10000 Prishtinë, Kosovo
    Klinika Anaderm
    Rr. Hilmi Rakovica, 10000 Prishtinë, Kosovo
  • Spitali Anaderm: +383 (0) 45 707 744

    Klinika Anaderm: +383 (0) 45 707 744
Faleminderit! Ne pranuam kërkesën tuaj! Dikush nga stafi ynë do ju kontaktojë së shpejti.
school reception area
Sorry, there was a problem. Please try again.