Mbjellja e flokëve, mjekrës dhe vetullave

Metodë moderne pa prerje ku folikulat merren një-e-një dhe transplanten saktë, për rezultate natyrale pa shenja të dukshme.

image of the clinic interior

Mbjellja e flokëve, mjekrës dhe vetullave

Në Spitalin Anaderm, jemi të përkushtuar të ofrojmë shërbimet më cilësore në mbjelljen e flokëve, mjekrës dhe vetullave. Prej më shumë se 6 vitesh, kemi ndihmuar me sukses një numër të madh pacientësh të rikthejnë densitetin dhe pamjen natyrale të flokëve të tyre. Puna jonë e pandalur dhe angazhimi për përsosmëri na kanë bërë një nga liderët në këtë fushë. Pa modesti, mund të themi se jemi i vetmi spital në rajon që ofrojmë protokolle të avancuara për mbjelljen e flokëve, duke respektuar në përpikëri të gjitha udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe klasifikimin sipas katalogut ndërkombëtar ICD10.

RRETH PROCEDURËS

Spitali Anaderm është një spital i specializuar për kirurgji estetike dhe plastike, i pajisur me teknologjinë më të fundit dhe një ekip të plotë profesionistësh, përfshirë kirurgë, dermatologë dhe anesteziologë të specializuar. Mbjellja e flokëve, mjekrës dhe vetullave është një procedurë delikate dhe kërkon një qasje të personalizuar për çdo pacient. Në klinikën tonë, ne ndjekim me përpikëri të gjitha protokollet më bashkëkohore për përgatitjen e pacientit, ekzekutimin e procedurës dhe ndjekjen e tij post-operatore, duke siguruar një përvojë të sigurt dhe rezultate optimale.Në klinikën tonë, përdorim teknikat më të avancuara të mbjelljes së flokëve, mjekrës dhe vetullave për të siguruar rezultate natyrale dhe afatgjata.FUE Sapphire (Follicular Unit Extraction): Kjo teknikë e avancuar përdor bisturitë me majë safiri për të krijuar kanale të vogla në lëkurë, duke minimizuar dëmtimet dhe duke përmirësuar shërimin.DHI (Direct Hair Implantation): Në këtë metodë, folikulat e flokëve implantohen drejtpërdrejt në zonën e dëshiruar pa nevojën e hapjes së kanaleve paraprake, duke garantuar një densitet më të lartë dhe një pamje natyrale.

A JAM UNË KANDIDAT?

Mbjellja e flokëve, mjekrës apo vetullave është një zgjidhje ideale për ata që përballen me rënie të flokëve për shkak të faktorëve gjenetikë, alopecisë, djegieve apo traumave. Kandidatët idealë duhet të kenë një zonë dhuruese të shëndetshme dhe pritshmëri realiste për rezultatet e procedurës.

SI TË PËRGATITENI?

Para ndërhyrjes, pacientët duhet të ndjekin disa udhëzime të rëndësishme:1. Të shmangin përdorimin e alkoolit dhe duhanit të paktën 1 javë para procedurës.2. Të mos konsumojnë medikamente që hollojnë gjakun si aspirina pa konsultim me mjekun.3. Të mbajnë skalpin dhe lëkurën e pastër pa produkte kozmetike ditën e procedurës.

GJATË PROCEDURËS

Mbjellja e flokëve është një procedurë që duhet të kryhet në kushte spitalore, pasi është e klasifikuar si e tillë sipas katalogut ICD10. Kjo ndërhyrje kërkon profesionalizëm dhe një ekip të kompletuar, duke përfshirë një anesteziolog që monitoron pacientin gjatë gjithë procesit. Në klinikën tonë, ndjekim me përpikëri të gjitha protokollet më bashkëkohore për mbjelljen e flokëve, mjekrës dhe vetullave, duke siguruar një përvojë të sigurt dhe efikase për pacientët tanë.1. Procedura kryhet nën anestezi lokale dhe zgjat nga 6 deri në 8 orë, varësisht nga numri i graftave që do të transplantohen.2. Fillimisht, folikulat merren nga zona dhuruese (zakonisht pjesa e pasme e kokës).3. Pas përgatitjes, graftat vendosen me kujdes në zonën e synuar duke ndjekur drejtimin natyral të rritjes së flokëve.4. Pacienti mund të rikthehet në shtëpi pas përfundimit të procedurës.

KOHA E RIKUPERIMIT

1. Brenda 7-10 ditëve, shenjat e para të shërimit janë të dukshme.2. Brenda muajve të parë, flokët e transplantuar mund të bien përkohësisht (fenomen normal).3. Rezultatet përfundimtare fillojnë të shfaqen pas 6-12 muajsh.

KOMPLIKIMET

Megjithëse një procedurë e sigurt, mund të ketë disa efekte anësore të lehta si:1. Skuqje dhe ënjtje e përkohshme2. Kruarje dhe ndjesi tensioni në zonën e mbjelljes3. Humbje e përkohshme e flokëve të transplantuar (shedding)

na kontaktoni

Kujdes profesional. Rezultate maksimale.

  • Spitali Anaderm
    Rr. Zef Jubani, Veternik, 10000 Prishtinë, Kosovo
    Klinika Anaderm
    Rr. Hilmi Rakovica, 10000 Prishtinë, Kosovo
  • Spitali Anaderm: +383 (0) 45 707 744

    Klinika Anaderm: +383 (0) 45 707 744
Faleminderit! Ne pranuam kërkesën tuaj! Dikush nga stafi ynë do ju kontaktojë së shpejti.
school reception area
Sorry, there was a problem. Please try again.