Zbut dhe redukton strijat përmes teknologjive rigjeneruese.

Strijat dhe plagët janë ndryshime të shpeshta të lëkurës që shfaqen si pasojë e shtrirjes së shpejtë të saj, dëmtimeve, ndërhyrjeve kirurgjikale, akneve ose faktorëve hormonalë. Ato mund të paraqiten në zona të ndryshme të trupit si barku, kofshët, gjoksi, shpina apo fytyra dhe, për shumë persona, përbëjnë shqetësim estetik dhe ndikojnë në vetëbesim.
Trajtimi i strijave dhe plagëve synon të përmirësojë strukturën, ngjyrën dhe elasticitetin e lëkurës, duke e bërë sipërfaqen e saj më të njëtrajtshme dhe më të shëndetshme.
Në Anaderm, trajtimi i strijave dhe plagëve realizohet përmes metodave moderne jo-kirurgjikale dhe minimale invazive, të cilat zgjidhen në bazë të tipit të strijave ose plagëve, thellësisë së tyre dhe llojit të lëkurës.
Qëllimi i trajtimit është stimulimi i prodhimit natyral të kolagjenit dhe elastinës, përmirësimi i rigjenerimit të lëkurës dhe zbutja graduale e shenjave të dukshme. Trajtimi personalizohet për çdo pacient për të arritur rezultate sa më natyrale dhe afatgjata.
Kandidat për trajtimin e strijave dhe plagëve janë personat që:
Për të përcaktuar metodën më të përshtatshme të trajtimit, rekomandohet një konsultë mjekësore specialistike.
Përgatitja për trajtimin është e thjeshtë. Gjatë konsultës:
Në disa raste, mund të rekomandohet shmangia e ekspozimit në diell ose përdorimi i produkteve të caktuara para trajtimit.
Procedura kryhet në kushte ambulatore dhe zgjat mesatarisht 30–60 minuta, varësisht nga metoda dhe zona e trajtuar. Nëse është e nevojshme, aplikohet anestezion lokal për rehati maksimale.
Gjatë trajtimit:
Pas përfundimit, pacienti mund të kthehet në aktivitetet e përditshme brenda një kohe të shkurtër.
Rikuperimi varet nga metoda e përdorur. Mund të shfaqen:
Këto simptoma zakonisht zhduken brenda disa ditësh. Përmirësimet shfaqen gradualisht, zakonisht pas disa javësh, ndërsa rezultati optimal arrihet pas përfundimit të të gjitha seancave të rekomanduara.
Komplikimet janë të rralla, por mund të përfshijnë:
Gjatë konsultës, doktori juaj do t’ju informojë në detaje për të gjitha rreziqet e mundshme dhe pritshmëritë reale nga trajtimi.