Trajtimi i hiperpigmentimit

Zbeh njollat dhe barazon tonin e lëkurës.

image of the clinic interior

Trajtimi i Hiperpigmentimit

Hiperpigmentimi paraqitet si errësim i disa zonave të lëkurës për shkak të prodhimit të shtuar të melaninës. Ai mund të shfaqet si njolla të errëta, njolla nga dielli, melazmë ose ndryshime pigmentare pas inflamacioneve (post-inflamatore). Këto ndryshime janë shpesh shqetësuese nga ana estetike dhe mund ta bëjnë tonin e lëkurës të duket jo i njëtrajtshëm dhe i lodhur.

Trajtimi i hiperpigmentimit synon të balancojë prodhimin e melaninës, të zbardhë gradualisht njollat dhe të rikthejë një pamje më të ndritshme dhe uniforme të lëkurës.

‍RRETH PROCEDURËS

Në Anaderm, trajtimi i hiperpigmentimit realizohet përmes metodave moderne jo-kirurgjikale, të zgjedhura në bazë të shkakut, thellësisë së pigmentimit dhe llojit të lëkurës.

Qëllimi i trajtimit është:

  • reduktimi i njollave të errëta
  • përmirësimi i tonit dhe teksturës së lëkurës
  • parandalimi i rikthimit të hiperpigmentimit
  • stimulimi i rigjenerimit të shëndetshëm të lëkurës

Trajtimi është i personalizuar për çdo pacient për të arritur rezultate graduale, natyrale dhe të qëndrueshme.

‍A JAM UNË KANDIDAT?

Kandidat për trajtimin e hiperpigmentimit janë personat që:

  • kanë njolla të errëta në fytyrë, qafë, dekolte ose trup
  • vuajnë nga melazma ose njolla nga dielli
  • kanë hiperpigmentim pas akneve ose inflamacionit
  • kërkojnë përmirësim të tonit të lëkurës pa ndërhyrje kirurgjikale

Një konsultë mjekësore specialistike është e nevojshme për të përcaktuar metodën më të përshtatshme të trajtimit.

‍SI TË PËRGATITENI?

Përgatitja për trajtim është e thjeshtë. Gjatë konsultës:

  • vlerësohet tipi i pigmentimit dhe gjendja e lëkurës
  • përcaktohet plani i trajtimit dhe numri i seancave
  • jepen udhëzime specifike para procedurës

Në disa raste, rekomandohet shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell dhe përdorimi i kremrave mbrojtës para trajtimit.

‍GJATË PROCEDURËS

Procedurat për trajtimin e hiperpigmentimit kryhen në kushte ambulatore dhe zgjasin mesatarisht 20–40 minuta, varësisht nga metoda e zgjedhur dhe zona e trajtuar.

Gjatë trajtimit:

  • procedura është e mirë-toleruar
  • nuk ka prerje apo gjakderdhje
  • në disa raste mund të ndjehet ndjesi shpimi ose ngrohtësie

Pas procedurës, pacienti mund të kthehet menjëherë në aktivitetet e përditshme.

‍KOHA E RIKUPERIMIT

Rikuperimi është zakonisht i shpejtë. Mund të shfaqen:

  • skuqje e lehtë
  • ndjeshmëri e përkohshme e lëkurës

Këto simptoma zhduken brenda disa ditësh. Përmirësimet shfaqen gradualisht pas disa javësh, ndërsa rezultati optimal arrihet pas përfundimit të të gjitha seancave të rekomanduara.

‍KOMPLIKIMET

Komplikimet janë të rralla, por mund të përfshijnë:

  • hiperpigmentim të përkohshëm ose hipopigmentim
  • irritim lokal i lëkurës

Gjatë konsultës, doktori juaj do t’ju informojë në detaje për rreziqet e mundshme dhe kujdesin pas trajtimit.

na kontaktoni

Kujdes profesional. Rezultate maksimale.

  • Spitali Anaderm
    Rr. Zef Jubani, Veternik, 10000 Prishtinë, Kosovo
    Klinika Anaderm
    Rr. Hilmi Rakovica, 10000 Prishtinë, Kosovo
  • Spitali Anaderm: +383 (0) 45 707 744

    Klinika Anaderm: +383 (0) 45 707 744
Faleminderit! Ne pranuam kërkesën tuaj! Dikush nga stafi ynë do ju kontaktojë së shpejti.
school reception area
Sorry, there was a problem. Please try again.