Thread Lift (APTOS)

Tërheqje e lëkurës me penjë për lifting jo-kirurgjikal dhe definim të kontureve.

image of the clinic interior

Thread Lift (APTOS)

Me kalimin e viteve, lëkura humbet elasticitetin dhe strukturën mbështetëse, duke çuar në lëshim të faqeve, vijës së nofullës, qafës dhe zonës së vetullave. Këto ndryshime e bëjnë fytyrën të duket e lodhur dhe më pak e definuar, edhe kur lëkura është ende në gjendje të mirë.

Thread Lift me fije APTOS është një trajtim modern, minimalisht invaziv që ofron lifting dhe shtrëngim të menjëhershëm të lëkurës, pa kirurgji dhe me kohë minimale rikuperimi, duke ruajtur pamjen natyrale të fytyrës.

‍RRETH PROCEDURËS

Thread Lift realizohet përmes vendosjes së fijeve të absorbueshme APTOS në shtresat e thella të lëkurës. Këto fije:

  • ngritin mekanikisht indet e lëshuara
  • stimulojnë prodhimin natyral të kolagjenit
  • përmirësojnë elasticitetin dhe strukturën e lëkurës
  • japin efekt lifting të menjëhershëm dhe progresiv

Me kalimin e kohës, fijet absorbohen nga organizmi, ndërsa kolagjeni i stimuluar vazhdon të mbështesë lëkurën.

‍A JAM UNË KANDIDAT?

Kandidat për Thread Lift (APTOS) janë personat që:

  • kanë lëshim të lehtë deri në mesatar të lëkurës
  • dëshirojnë lifting pa ndërhyrje kirurgjikale
  • kanë humbje të definimit të nofullës ose faqeve
  • kërkojnë rezultate natyrale dhe të menjëhershme
  • janë në gjendje të mirë shëndetësore

Ky trajtim nuk rekomandohet për lëshim shumë të avancuar të lëkurës, ku kirurgjia mbetet opsioni më i përshtatshëm.

‍SI TË PËRGATITENI?

Përgatitja është e thjeshtë. Gjatë konsultës:

  • vlerësohet shkalla e lëshimit të lëkurës
  • përcaktohen zonat dhe tipi i fijeve APTOS
  • jepen udhëzime para procedurës

Në disa raste, rekomandohet shmangia e medikamenteve që rrisin gjakderdhjen disa ditë para trajtimit.

‍GJATË PROCEDURËS

Thread Lift kryhet në kushte ambulatore dhe zgjat mesatarisht 30–60 minuta.

Gjatë procedurës:

  • aplikohet anestezion lokal
  • fijet vendosen me teknikë të kontrolluar dhe precize
  • nuk ka prerje kirurgjikale apo sutura

Pas përfundimit, pacienti mund të largohet menjëherë nga klinika.

‍KOHA E RIKUPERIMIT

Rikuperimi është relativisht i shpejtë. Mund të shfaqen:

  • ënjtje ose mavijosje të lehta
  • ndjesi tensioni në zonën e trajtuar

Këto simptoma zakonisht zhduken brenda disa ditësh deri në një javë. Rezultatet përmirësohen gradualisht gjatë javëve në vijim.

‍KOMPLIKIMET

Komplikimet janë të rralla, por mund të përfshijnë:

  • asimetri të përkohshme
  • ndjeshmëri ose parehati lokale
  • mavijosje të lehta

Gjatë konsultës, doktori juaj do t’ju informojë në detaje për rreziqet, kujdesin pas procedurës dhe jetëgjatësinë e rezultateve.

na kontaktoni

Kujdes profesional. Rezultate maksimale.

  • Spitali Anaderm
    Rr. Zef Jubani, Veternik, 10000 Prishtinë, Kosovo
    Klinika Anaderm
    Rr. Hilmi Rakovica, 10000 Prishtinë, Kosovo
  • Spitali Anaderm: +383 (0) 45 707 744

    Klinika Anaderm: +383 (0) 45 707 744
Faleminderit! Ne pranuam kërkesën tuaj! Dikush nga stafi ynë do ju kontaktojë së shpejti.
school reception area
Sorry, there was a problem. Please try again.