Formëson konturet trupore për një pamje më të balancuar.
.jpg)
Forma dhe konturet e trupit ndikohen nga shumë faktorë si gjenetika, stili i jetesës, ndryshimet hormonale, shtatzënia dhe humbja e peshës. Edhe kur pesha është brenda normales, shpesh mbeten zona problematike me yndyrë të lokalizuar ose mungesë tonusi, të cilat e bëjnë trupin të duket më pak i balancuar.
Skulpturimi i trupit është një qasje moderne estetike që synon formësimin, tonifikimin dhe theksimin e kontureve trupore, pa nevojë për ndërhyrje kirurgjikale dhe me rezultate graduale e natyrale.
Në Anaderm, skulpturimi i trupit realizohet përmes kombinimit të metodave të avancuara jo-kirurgjikale dhe minimale invazive, të cilat përshtaten sipas nevojave individuale të pacientit.
Këto trajtime synojnë:
Qasja është e personalizuar dhe fokusohet në harmoni, proporcionalitet dhe rezultate të qëndrueshme.
Kandidat për skulpturimin e trupit janë personat që:
Këto trajtime nuk janë zëvendësim i humbjes së madhe të peshës, por fokusohen në formësimin dhe definimin e trupit.
Përgatitja është e thjeshtë. Gjatë konsultës:
Rekomandohet mbajtja e një rutine të shëndetshme për rezultate optimale dhe afatgjata.
Procedurat për skulpturimin e trupit kryhen në kushte ambulatore dhe zgjasin mesatarisht 30–60 minuta, varësisht nga teknologjia dhe zonat e trajtuara.
Gjatë trajtimit:
Pas përfundimit, pacienti mund të kthehet menjëherë në aktivitetet e përditshme.
Nuk ka kohë rikuperimi. Mund të shfaqen:
Rezultatet shfaqen gradualisht pas disa javësh, ndërsa efekti maksimal arrihet pas përfundimit të ciklit të plotë të trajtimeve të rekomanduara.
Skulpturimi i trupit është një proces i sigurt. Komplikimet janë të rralla dhe zakonisht të lehta, si:
Gjatë konsultës, doktori juaj do t’ju informojë për pritshmëritë reale dhe kombinimin optimal të trajtimeve për ju.