Eksfolim i kontrolluar për përmirësim të teksturës dhe shkëlqimit të lëkurës.

Mikrodermabrazioni është një trajtim i butë, jo-invaziv për eksfolimin e lëkurës, i cili ndihmon në largimin e qelizave të vdekura dhe stimulon rigjenerimin natyral të saj. Me kalimin e kohës, grumbullimi i këtyre qelizave, ndotja dhe stresi e bëjnë lëkurën të duket e zbehtë, me poret e dukshme dhe teksturë jo të njëtrajtshme.
Ky trajtim i rikthen lëkurës freskinë, shkëlqimin dhe një pamje më të pastër e të shëndetshme.
Mikrodermabrazioni realizohet duke përdorur një pajisje speciale që kryen eksfolim mekanik të kontrolluar të shtresës sipërfaqësore të lëkurës. Ky proces:
Trajtimi është i butë dhe i përshtatshëm për përmirësim gradual të cilësisë së lëkurës.
Kandidat për mikrodermabrazion janë personat që:
Trajtimi është i përshtatshëm për shumicën e tipeve të lëkurës.
Nuk kërkohet përgatitje e veçantë. Gjatë konsultës:
Rekomandohet shmangia e produkteve irrituese disa ditë para trajtimit.
Mikrodermabrazioni kryhet në kushte ambulatore dhe zgjat mesatarisht 20–30 minuta.
Gjatë procedurës:
Pas përfundimit, lëkura ndihet menjëherë më e lëmuar dhe më e freskët.
Nuk ka kohë rikuperimi. Pas trajtimit mund të shfaqet:
Këto kalojnë brenda disa orëve. Rezultatet janë të dukshme menjëherë dhe përmirësohen me seanca të rregullta.
Mikrodermabrazioni është një trajtim shumë i sigurt. Komplikimet janë jashtëzakonisht të rralla dhe zakonisht të lehta, si:
Gjatë konsultës, stafi mjekësor do t’ju informojë për frekuencën optimale të trajtimeve dhe kujdesin pas procedurës.