Shkrirje e yndyrës përmes temperaturave të ulëta.

Grumbullimi i yndyrës së lokalizuar është një shqetësim i zakonshëm estetik që shpesh nuk largohet as me dietë të balancuar dhe aktivitet fizik të rregullt. Zona si barku, kofshët, vithet, krahët ose shpina mund të mbajnë depozita yndyre rezistente, duke ndikuar në formën dhe konturin e trupit.
Cryolipolysis është një trajtim modern, jo-kirurgjik dhe i sigurt për reduktimin e yndyrës së lokalizuar, i cili përdor teknologjinë e ftohjes së kontrolluar për të shkatërruar qelizat dhjamore pa dëmtuar indet përreth.
Cryolipolysis funksionon duke ekspozuar qelizat dhjamore ndaj temperaturave të ulëta të kontrolluara. Këto qeliza janë më të ndjeshme ndaj ftohjes sesa indet e tjera dhe, si pasojë, ato shkatërrohen gradualisht dhe eliminohen natyralisht nga organizmi përmes proceseve metabolike.
Trajtimi ndihmon në:
Kandidat për Cryolipolysis janë personat që:
Cryolipolysis nuk është metodë për humbje të madhe peshe, por për formësim të trupit.
Përgatitja për trajtim është minimale. Gjatë konsultës:
Rekomandohet hidratim i mirë para dhe pas trajtimit.
Procedura e Cryolipolysis kryhet në kushte ambulatore dhe zgjat mesatarisht 45–60 minuta për zonë.
Gjatë procedurës:
Pas përfundimit, zona mund të masazhohet për të përmirësuar efektin e trajtimit dhe pacienti mund të kthehet menjëherë në aktivitetet e përditshme.
Nuk ka kohë rikuperimi. Pas procedurës mund të shfaqen:
Këto simptoma zhduken zakonisht brenda disa ditësh. Rezultatet fillojnë të vërehen pas 3–4 javësh, ndërsa efekti maksimal arrihet brenda 2–3 muajsh.
Cryolipolysis është një trajtim shumë i sigurt. Komplikimet janë të rralla, por mund të përfshijnë:
Gjatë konsultës, doktori juaj do t’ju informojë në detaje për pritshmëritë reale dhe kujdesin pas trajtimit.