Redukton rrudhat mimike duke relaksuar muskujt për një pamje të freskët dhe natyrale.
.jpg)
Me kalimin e viteve, mimikat e përsëritura të fytyrës si buzëqeshja, ngritja e vetullave apo rrudhja e ballit, së bashku me humbjen graduale të elasticitetit të lëkurës, çojnë në shfaqjen e rrudhave dinamike. Këto rrudha shfaqen më së shpeshti në ballë, mes vetullave (rrudhat glabellare) dhe rreth syve (“crow’s feet”), duke i dhënë fytyrës një pamje të lodhur ose të tensionuar.
Botox është një trajtim jo-kirurgjik, i sigurt dhe shumë efektiv për zbutjen e këtyre rrudhave, duke relaksuar përkohësisht muskujt përgjegjës për krijimin e tyre dhe duke i dhënë fytyrës një pamje më të freskët, të relaksuar dhe natyrale.
Botox (Toksina Botulinike Tip A) vepron duke bllokuar përkohësisht sinjalet nervore drejt muskujve të caktuar të fytyrës. Si rezultat, muskujt relaksohen, rrudhat dinamike zbuten dhe parandalohet thellimi i tyre në të ardhmen.
Trajtimi nuk ndryshon shprehjen natyrale të fytyrës, por e bën atë më të butë dhe më harmonike, kur aplikohet në dozat dhe zonat e duhura nga mjeku specialist.
Gjatë konsultimit në Anaderm, doktori juaj do të vlerësojë strukturën e fytyrës, mimikën dhe nevojat tuaja individuale për të arritur rezultatet më të mira dhe më natyrale.
Kandidatët idealë për trajtimin me Botox janë persona që:
Për të përcaktuar nëse Botox është trajtimi i duhur për ju, rekomandohet një konsultë mjekësore specialistike.
Procedura nuk kërkon përgatitje të veçantë. Gjatë konsultës me doktorin:
Në disa raste, mund të rekomandohet shmangia e disa medikamenteve ose suplementeve para trajtimit.
Trajtimi me Botox kryhet në kushte ambulatore dhe zgjat rreth 10–15 minuta. Injektimi realizohet me gjilpëra shumë të holla dhe zakonisht është pothuajse pa dhimbje.
Anestezioni nuk është i nevojshëm, megjithatë nëse kërkohet, mund të aplikohet krem anestetik lokal.
Pas procedurës, pacienti mund të kthehet menjëherë në aktivitetet e përditshme.
Nuk ka kohë rikuperimi. Mund të shfaqen:
Këto kalojnë zakonisht brenda disa orëve. Efekti i Botox-it fillon të vërehet pas 3–5 ditësh, ndërsa rezultati i plotë shfaqet brenda 10–14 ditësh.
Efekti zgjat mesatarisht 3–6 muaj, varësisht nga individi dhe mimika e fytyrës.
Komplikimet janë të rralla dhe zakonisht të përkohshme. Ato mund të përfshijnë:
Gjatë konsultës, doktori juaj do t’ju informojë në detaje për të gjitha rreziqet e mundshme dhe kujdesin pas procedurës.